Faktori politik shqiptar, ka kontribut të jashtëzakonshëm në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së

Faktori politik shqiptar ka luajtur një rol thelbësor në ruajtjen e drejtimit euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut, kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për gazetën Koha, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, të cilët të plotë do të mund ta lexoni në numrin e së enjtes të gazetës.

Faktori politik shqiptar në Maqedoni ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, por edhe në vetë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Faktori shqiptar është faktor themelor për tre marrëveshje të rëndësisë së patjetërsueshme për proceset euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut: Marrëveshja e Ohrit (2001), thelbësore për demokracinë e brendshme shumë-etnike dhe anëtarësimin në NATO;

Marrëveshja e Prespës (2018), jetike për mbylljen e një kontesti shumë të ndërlikuar dypalësh, anëtarësimi në NATO dhe hapja e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian; Traktati i Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë (2017), themelor për mbylljen e kapitujve të hapur me një fqinj strategjik dhe tani edhe për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE-në”, thotë mes tjerash në intervistën ekskluzive për KOHA, shefi i diplomacisë shqiptare, Gent Cakaj.

Sipas tij, pavarësisht dallimeve të brendshme partiake, faktori politik shqiptar ka pasur rol kyç në proceset demokratizuese dhe kontribut të hatashëm në orientimet gjeostrategjike të Maqedonisë së Veriut, si një faktor konstruktiv shtet-formues, ata meritojnë një vlerësim të jashtëzakonshëm. Cakaj në intervistë për Koha flet për atë nëse është Maqedonia pengesë për Shqipërinë në rrugëtimin euroatlantik, aktualitetin politik në Kosovë dhe liberalizimin e vizave, si dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ai po ashtu jep edhe vlerësimin e tij për bashkimin e shqiptarëve nën ombrellën e BE-së apo thyerjen e kufijve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu