Falsifikimi me vota: Ndalohet për 48-orë një kryesuese tjetër në Deçan

Pas autorizimit të Prokurorisë në Pejë për hetimet lidhur me procesin zgjedhor të numërimit të votave, një person tjetër u arrestua dhe u ndalua për 48-orë nga Policia e Kosovës.

Klan Kosova mëson se bëhet fjalë për shefen e kabinetit të kryetarit të Deçanit, Manjolla Shala.

Lajmin e ka konfirmuar, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit edhe një kryesues për rastin ne procesit të numërimit të votimeve në Deçan. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës në procedurë penale”, tha Nikçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu