Fanella e Messit në betejën e fundit ndaj CR7 në ankand, vlera mund të kalojë shifrën e 40 mijë euro

Shumë kanë shkruar për “vallëzimin e fundit” të Messit kudnër Cristiano Ronaldos, por askush nuk e di nëse është ndeshja e tyre e fundit.

Disa paguan miliona për të blerë biletën për të parë ndeshjen e PSG-së ndaj skuadrës së shkrirë të Al Nassr dhe Al Hilal në Riad. Ndeshja u luajt të mërkurën dhe skuadra e Messit mundi skuadrën e Ronaldos me rezultatin 5-4.

Pas kësaj, fanella e Parisit e firmosur nga ylli argjentinas u hodh në ankand nga francezët me një çmim fillestar prej 89 euro dhe tashmë i ka kaluar 20 mijë euro. Megjithatë, sipas vlerësimeve, në ditët në vijim do të kalojë 40 mijë euro.

Personi që mban rekordin për një fanellë të Messit të blerë gjatë një ankandi, është një kinez i cili ka paguar 47,300 euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu