Për momentin VLEN po punon në rregullimin e statusit të partisë, bëri të ditur Azir Aliu, i cili është një nga pesë anëtarët e komisionit për shndërrim të koalicionit në subjekt politik, përcjell TV21. Aziri tha se pas kongresit të parë më 9 maj, do të bëhen organizime në nivel të qyteteve.
“Pra ne kemi vendosur që nënkryetare do të jetë zonja Mimoza Musa, edhe si zonjë edhe si përfaqësuese e Aleancës për Shqiptar, si deputete dhe kontributi i saj duhet të çmohet”, tha Aliu.
I pyetur nëse Arben Fetai do të vazhdojë të jetë ministër edhe pas paraljmërimit për rikonstruim të qeverisë, Aliu tha:
“Nuk jemi ulur të flasim për riorganizim të qeverisë, pasi që në këtë periudhë merremi me aspektin organizativ dhe teknik, besoj që pas kongresit do të jetë gjithçka më e qartë”, tha Aliu.
Aliu shtoi se me Fetain nuk ka komunkim politik, por që vazhdojnë të kenë komunikim personal.










