Fati politik i opozitës në Shqipëri, a do të ndahet Basha nga Berisha?

Vetë Basha e ka premtuar këtë pak orë pas shpalljes zyrtare të fitores së tij në fillim të kësaj jave, (14.06), përballë tre kandidatëve të tjerë në garë, kur deklaroi që “zgjedhjet për kryetar të PD-së ishin një proces demokratik që e ngre partinë në lartësinë e emrit dhe historisë”.

Historia: A do të hapë Basha një kapitull i ri?

Historia e PD-së është me dritë dhe hije. Ajo do të mbetet në histori si partia e parë opozitare në Shqipëri pas 45 vitesh regjimi komunist dhe ndalimi të pluralizmit politik. Por historinë e saj të deritanishme e errësojnë ngjarje të rënda si lejimi i skemave piramidale, shembja e shtetit dhe ꞔuarja e vendit në vitin 1997 në prag të luftës civile, skandali i Gërdecit në vitin 2008, vrasja e katër protestuesve të paarmatosur në protestën e socialistëve opozitarë në janar 2011.

Lulzim Bashës i duhet të hapë një kapitull të ri dhe të shkëputet me vendosmëri nga hijet e historisë. Pas tri humbjesh rradhazi dhe akuzave brenda PD-së për “gabime të rënda në vizionin politik të aksionit opozitar”, Lulzim Bashës i duhet të rikonceptojë PD-në dhe strategjinë e saj.

Aleksandër Çipa, analist i pavarur në Tiranë, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, thotë për DW se “nuk bëhet fjalë për një ringritje të shpejtë, pasi kryesimi i PD-së nga Basha, momentalisht nuk është një faktor premtues për shkak të mossukseseve të tij të përsëritura dhe hendekut të thellë mes atyre që premton dhe atyre që arrin.”

“PD-së i duhet një lidership kurajoz që vizionin e ka përtej gjendjes së saj aktuale dhe trashëgimisë politike. Ajo duhet të rikthehet fuqimisht me aksione politike energjike në institucione përballë një shumice parlamentare sfidante, por edhe me shëndet të tepërt nga qeverisja në tre mandate”, thotë ai për DW.

Parashikimet për ringritjen e PD-së nga Basha, derisa të ketë sinjale që kjo vërtet po ndodh, karakterizohen nga skepticizmi.

“Shanset që opozita të ndryshojë nën drejtimin e Bashës janë të pakta. Pas zgjedhjeve, PD deklaroi që nuk e njeh rezultatin e tyre, por do hyjë ne Kuvend. Gjatë fushatës për zgjedhjen e kryetarit, ky qëndrim ndryshoi. PD-ja do të marrë më vonë një vendim në lidhje me Parlamentin. Kjo tregon qartë se Lulzim Basha nuk ka ndryshuar dhe opozita e tij pritet të mos ndryshojë. Mendoj që do të jetë po ajo opozitë që shkon nga ekstremi në normalitet me lehtësi të pabesueshme, pa shpjeguar asgjë dhe pa i dhënë llogari askujt. Basha ka mundësi ta ngrejë PD-në, nëse arrin arrin të veprojë ndryshe nga Basha i deritanishëm”., tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu