Fazliu për seancën e improvizuar: Mendova mos jan çu jerm e kanë mendu se janë kry zgjedhjet

Kryetari i Alternativës dega Çair, Faton Fazliu në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me seancën e improvizuar në Kuvend, shkruan InfoShqip.

Në vazhdim Fazliu shkruan: “I pashë sot disa që ishin dalë në front e vraponin kush të bëhet ministër, këshilltar e kush kryetar e zëvendëskryetar në kuvend.
Mendova mos jan çu jerm e kanë mendu se janë kry zgjedhjet. Paramendoni, dy javë pa përfundu procesi i votimit ata i ndajnë pozitat.”

Në vazhdim postimi i plotë:

“I pashë sot disa që ishin dalë në front e vraponin kush të bëhet ministër, këshilltar e kush kryetar e zëvendëskryetar në kuvend.

Mendova mos jan çu jerm e kanë mendu se janë kry zgjedhjet. Paramendoni, dy javë pa përfundu procesi i votimit ata i ndajnë pozitat.

Kjo tregon se vota për ta është pazar për karrige, për tender, kazino e pasurim personal.
Për dallim nga fronti i krimit, neve na duhet vota juaj për ndryshim. Ndërsa ndryshimin e bëjmë bashkë. Ne nuk bëjmë pazare në emër të qytetarëve. Por, ua kthejmë pushtetin qytetarëve.”përfundon ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu