Fëmija në videon e publikuar nga “Al Jazzera”, i helmuar pas sulmit me armë kimike, ka shokuar botën me pyetjen e tij që i bën infermieres.
“A do të vdes unë?”-është pyetja që djali i vogël i bën asaj teksa po merr oksigjen me maskë.
Në video shihet se si fëmija qan i traumatizuar.
“Po shihja avionët. Ata hodhën një fuçi ku më pas doli tym i verdhë. Më pas fillova të kollitem”, ka treguar i shokuar djali në spital.
E ndërsa ai po trajtohej në spital, përkrah shumë të tjerëve, spitali u godit nga një bombë.
Në video shihet se si mjekët lëvizin foshnjat në inkubator, çka tregon gjendjen e tmerrshme të luftës në Siri.
Shihni videon./a.k/noa.al










