Fëmijët që vriten për të sjellë fat

Këta fëmijë nga Afrika janë albinë, që do të thotë se kanë lindur me një karakteristikë të rrallë, kanë mungesë totale të pigmentit në lëkurën e tyre dhe për këtë arsye ata janë plotësisht të bardhë, ndërsa prindërit dhe të afërmit e tjerë kanë ngjyrën e zezë normale për një afrikan.

Është pikërisht kjo veçori që i bën ata të jenë shumë të kërkuar nga afrikanët e tjerë, për t’u vrarë.

Fotot e mëposhtme tregojnë fëmijët albinë në Tanzani, vend ku komuniteti i tyre është më i madh se në çdo vend tjetër afrikan, pasi një në 1400 lindje është albin.

Shumë mjekë popullorë duan pjesët e trupit të tyre, pasi kjo sjell fat sipas traditës.

Që në moshë të vogël, fëmijët albinë gjuhen, u priten gjymtyrët apo vriten./Mapo



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu