Femra më e fuqishme në Korenë e Veriut “sfidon” Amerikën, fotoja 1 milion dollarëshe (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme nën një ceremoni spektakolare janë hapur Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut, ku padyshim të pranishëm kanë qenë zyrtarët më të lartë të shteteve pjesëmarrëse.

U bë lajm i ditës zv.Presidenti amerikan Mike Pence, i cili iu shmang darkës me krerët e shteteve, sepse në tavolinë ishin edhe përfaqësuesit e shtetit të Koresë së Veriut.

Mirëpo, fotoja që ka bërë xhiron rrjetit është panorama e një “lufte të ftohtë” brenda një kornize.

Motra e diktatorit Kim Jong Un si përfaqësuese e Koresë së Veriut është ulur shumë pranë zv.Presidentit të SHBA-ve Mike Pence.

Ky është i vetmi moment ku janë fotografuar në prezencë të njëri-tjetrit përfaqësuesit e Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Motra e Kim Jong Un, e qujatur Kim Yo-jong dukej e qetë dhe qeshte herë pas here, ndërsa Pence është përpjekur ta injorojë vazhdimisht.

Kim Yo-jong është femra më e fuqishme në Korenë e Veriut dhe vëllai i saj, diktatori Jong Un, duket se po i jep goxha prioritet në politikë që nga viti i kaluar kur 30 vjeçarja u shfaq për herë të parë në publik.

Kujtojmë që Koreja e Veriut dhe Amerika zyrtare kanë marrëdhënie tejet të tensionuara në mënyrë permanente, ku nuk kanë munguar as kërcënimet e ndërsjellta./JOQ


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu