Zv.kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai i ka reaguar Bujar Osmanit në lidhje me statusin e këtij të fundit kundër ligjit të përfaqësimit të drejtë, transmeton InfoShqip.
“Bujari qenka zgjuar pas flakareshës zgjedhore.
Paska zbuluar se ligjet “nuk qenkan detyruese”. Sipas llogarisë së Bujarit, “vegla” (Balancuesi) qenka më e fuqishme se LIGJI.
Bujar, si duket ndejtja e gjatë me Doktorin të ka ndikuar keq. Tash s’po dihet a ke pasur ti më shumë ndikim te ai, apo ai te ti.
Sidoqoftë, mirë është të dihet se sa për Balancuesin, ti vetë, në cilësinë e ministrit, ke dhënë mendim pozitiv për heqjen e tij.
Ajo për të cilën bëj thirrje është që emocionet të mos i paraprijnë logjikës, sepse në të kundërtën pësojnë shqiptarët. Prandaj, kur projektligji të vijë në procedurë parlamentare, ta debatojmë dhe ta votojmë. Është kaq e thjeshtë.” – ka shkruar Fetai.










