Raporti i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, i miratuar këtë muaj dhe që trajton periudhën 2023-2024, përmend projektin e njohur si “Bota Serbe” si një nga kërcënimet më serioze për sovranitetin dhe stabilitetin e vendit tonë.
Në këtë periudhë, në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme ka qenë Bujar Osmani, i cili sipas zëvendëskryeministrit Arben Fetai, zhvilloi plot 11 takime zyrtare me përfaqësuesit e Serbisë, por asnjë me ata të Kosovës.
“Është koha që qytetarët të kuptojnë se kush janë mbështetësit më të mëdhenj të ‘Botës Serbe’ në Maqedoninë e Veriut”, thekson Fetai, duke e lidhur drejtpërdrejt këtë heshtje dhe veprim me politikat që kanë dobësuar pozitën e shqiptarëve dhe integrimin tonë në rajon.
Ky raport hedh dritë mbi sfidat serioze që vendi përballet dhe mbi ndikimet e brendshme dhe të jashtme që pengojnë zhvillimin dhe stabilitetin.