Fetai: S’kemi mosmarrëveshje, por dallime për çështjen e udhëheqjes së VLEN

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar lidhur me çështjen e shkrirjes së VLEN-it në parti. Thotë se ka dallime thelbësore sa i përket modelit me dy kryetarë, të cilën e ka kundërshtuar. Ai thotë se kundër këtij modeli kanë qenë edhe Azir Aliu, por edhe Mimoza Musa, të cilët, siç thotë Fetai më pas kanë ndryshuar qëndrim.

Ai mohon se ka mosmarrëvedhje me liderët e VLEN-it, po thekson se nëse bëhet fjaë për mënyrën e drejtimit të VLEN ka dallime thelbësore.

Fetai shton se VLEN i ka shumë borxh, sidomos në kohën që siç shprehet Fetai, është ndarë me zemër të thyer nga Arben Taravari dhe ka parandaluar ardhjen e BDI-së në pushtet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu