Fetai uron myslimanët për Ramazan: “Muaj i edukimit dhe arsimit”

Paqja, mirësia e humaniteti janë mesazhi i parë që muaji Ramazan përçon tek njerëzimi tha sot Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në urimin e tij me rastin e fillimit të muajit të shenjtë për myslimanët. Vetëm atëherë kur e fusim vetën në pozitën e tjetrit kuptojmë rëndësinë e solidaritetit dhe bamirësisë theksoi ai duke folur për rëndësinë e Ramazanit. Nxënia e diturisë është mes tjerash vlerë që përçohet përmes këtij muaji tek njerëzimi.

“Në këtë aspekt, Ramazani me të drejtë mund të konsiderohet muaj i shkencës, arsimit, librit, lapsit, shkronjave dhe shkrimit. Kuptimi i drejtë dhe esencial i këtij karakteri të Ramazanit, sjell dobi jo vetëm për ne, por edhe për të gjithë njerëzimin, ngase të arriturat shkencore nuk janë monopol i popujve të caktuar, por janë vlera të përgjithshme nga të cilat përfitojnë të gjithë njerëzit”, tha Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu