Pas shpërthimit të Ramës para disa reporterëve në oborrin e Kuvendit, Fevzo ka shpjeguar se çfarë i kanë thënë shërbimet sekrete për këtë çështje:
“Me aq sa di unë dhe për aq sa më kanë informuar shërbimet sekrete dje, Rama ka qenë shumë i shqetësuar në sallën e Kuvendit, pasi i ra tre herë telefonit tim dhe unë nuk ja hapa.
Pastaj më çoi një mesazh, ku shkruante:
-Po hape telefonin mo burrë, çfarë të kam bërë?
Unë nuk i ktheva përgjigje.
Kaloi pak dhe më mori Sandri.
-Po hapja telefonin Ramës o burrë, më tha, se të ka marrë katër herë.
-Nuk ja hap, i thashë. Pse, tani që ka hall më merr ai mua. Hapja ti po deshe, si ti shkon në takime pa mua tek ai.
-A ti qenke k…, tha Sandri. Ja hap unë mo, s’ka problem, por do të dijë ndonjë gjë nga shërbiemt sekrete, ça të bëjë me këtë Saimirin.
-Nuk ja hap, i thashë.
Është i papërgjegjshëm. Ja kam shkruar publikishtë çfarë duhet të bëjë.
Është një ministër që ka dalë me Habilajt, janë dhe dy kryebashkiakë që duhet t’i heqë.
-Po për atë pra të do, ta dijë, po hapja. Ose mi thuaj mua të paktën, se ja them unë.
Ja mbylla dhe Sandrit.
Nuk mund ta pranoja t’i shërbeja një kryeministri në këtë mënyrë.
Detyra ime është t’i them publikisht ato që më thonë shërbimet sekrete.
Kush nuk do t’i zbatojë, ka punë me ato pastaj.
Pas kësaj skene, pra kur unë nuk ja hapa telefonin Ramës, ai u nervozua dhe doli jashtë.
Aty pa reporterët që po e prisnin.
Ai ju turr atyre dhe siç e patë të gjithë, i ofendoi rëndë.
Të gjithë ata që thonë, që e bëri të tërhiqte vëmendjen nga debatet për Tahirin, gabojnë rëndë.
Ai nuk donte të merrej vesh që ishte grindur me mua dhe ua nxorri inatin reporterëve.
Por kjo ka për t’i kushtuar rëndë.
Unë nuk mund t’i lë reporterët t’i fyejë Rama rrugëve.
Ja thashë dhe Sandrit këtë.
-Duhet t’u dalim zot gazetarëve, i thashë. Po na i fyen Edi Rama.
-Ik o k…, më tha. Mua më ka fut në burg Berisha dhe e kalova aq mire më pas, jo këta që i paska fyer Rama. Mirë ua bën atyre ka…
Pas kësaj u lidha me shërbimet sekrete, për t’i pyetur çfarë ka ndodhur ndonjë gjë e re.
-Asgjë e re, më thanë.
Nga regjistrimet që kemi me Ramën, ai ka një ofensivë diplomatike.
Po përpiqet të flasë me Lu, Hoit, Vlahutin, me Thaçin, Ahmetin, por dhe me disa zyrtarë në Bruksel që të të bindin ty, t’i hapësh telefonin.
Është në alarm të madh.
Të sugjerojmë mos t’ia hapësh dhe disa ditë, që të jetë nervoz dhe të bëjë ndonjë gafë tjetër.
I falenderova dhe i sigurova se do vazhdoj të bëj punën time”.










