FIFA gati të marrë tjetër vendim drastik

FIFA planifikon të shtyjë të gjitha ndeshjet e ekipeve kombëtare deri në vitin 2021. Ky është lajmi që po përflitet së fundmi dhe që duket se do të marrë konfirmim edhe nga UEFA. Edicioni i dytë i Ligës së Kombeve është programuar për të nisur në muajin Shtator, ndërsa sa i përket kualifikueseve për Kupën e Botës 2022, dy datat e para të ndeshjeve janë shtyrë në Amerikën e Jugut.

Nënkryetari i FIFA-s, Victor Montagliani foli në lidhje me këtë situatë dhe u shpreh: “Rreziku ekziston, veçanërisht pasi ndeshjet e Kombëtareve përfshijnë udhëtime nga shteti në shtet.”

Nga ana tjetër, numri një i FIFA-s, Infantino, thotë të njëjtën gjë: “Përderisa rrezikohet shëndeti nuk mund të luhet. Në momentin që do të kemi garanci për shëndetin tonë dhe të futbollistëve atëherë po.”

Një mbledhje pritet të mbahet të enjten e javës së ardhshme, ku me siguri do të diskutohet rreth kësaj çështjeje, nëse do të ketë ndeshje Kombëtaresh këtë vit apo jo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu