FIFA i ka rekomanduar Federatës Ruse se stadiumet duhet të kenë një kapacitet prej të paktën 45 mijë vendesh.
Stadiumi i Ekaterinburg ka një kapacitetet prej 18 mijë vende, për të cilin Rusia ka gjetur një zgjidhje që mund të thuhet e papërsëritshme për strukturën e saj. Tribunat anësore janë çmontuar dhe pas tyre janë instaluar tribuna të jashtme shtesë, të cilat do të sigurojnë vende edhe për 18 mijë tifozë që do të duan të ndjekin ndeshjet që do luhen në këtë stadium.
Shtesat do të prishen menjëherë pas përfundimit të evenimentit më të rëndësishëm futbollistik gjë që do të thotë se stadiumi do të jetë me 36 mijë vende për vetëm tre javë. /albeu.com/










