Fifi dhe Blasta publikojnë këngën e re “Bjeri”

Filloreta Raçi-Fifi ka publikuar sot (e hënë) projektin e ri muzikor. “Bjeri” titullohet kënga e saj e radhës, të cilën e solli në bashkëpunim me artistin Blasta. Ky projekt është shkruar nga Fifi dhe Blasta me producim të Apollos.

Videoja e dyshes së famshme është realizuar nga ‘FullMoon Production’. Ky është bashkëpunimi i parë i dyshes që besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku.

Këngëtarja ka qenë në fokus muajve të fundit për shkak të paraqitjes në Festivalin e Këngës në RTSh. Në të njëjtin event zbuloi se do të bëhet nënë për herë të parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu