Ekspertët me të cilët është këshilluar Gjorge Ivanov që të mos ia jep mandatin Zoran Zaevit janë ish ministri i drejtësisë Mihajlo Manevski dhe bashkëshortja e tij Filimena. Siç njofton A1on, mbremjën kur në një takim të fshehtë te Ivanovi ishte Nikolla Gruevski, i cili qëndroi për pesë orë, aty ishte edhe çifti bashkëshortor Manevski.
A1on nga burime të sigurta kupton se atë natë është vendosur strategjia dhe fjalimi i Gjorge Ivanov, me anë të të cilit ai u mundua të gjejë arsyetim që të mos i’a jep mandatin Zaevit, edhe pse ai plotësoi kushtin të cilin e kërkoi Ivanov, të dorëzohen jo 61 po 67 deputet si përkrahës.
Filemena Manevska është përmendur në bombat e opozitës të cilat i publikoi disa bisedime se si Manevska rregullon raste në gjykatë për partinë dhe funksionarët e OBRM-PDUKM-së.










