Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e ditës së sotme të mbajtur në orën 15:00 raporton mbi gjendjen aktuale. Ai bëri të ditur se nga testimi i pacientëve pozitiv kanë rezultuer edhe 4 të tjerë nga Dibra të cilët kanë pasur kontakt me 4 personat e diagnostifikuar pozitiv ditën e djeshme, shkruan InfoShqip.
Kështu numri total i pacientëve të prekur shkon në 35, prej të cilëve pacientë nga Dibra janë 24. Ministri Filipçe njoftou se aktualisht po testohen edhe 30 persona të tjerë.
“Mbrëmë vonë janë bërë 4 teste që kanë rezultuar pozitiv, të gjithë kanë pasur kontakte me personat e diagnostikuar më herët. Të gjithë pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Për momentin po bëhen analiza për 30 persona”– tha Filipçe.
Ministri Filipçe shtoi se Sistemi Shëndetësorë në vend ka rezerva të mjaftueshme të gjakut./InfoShqip.com










