Filipçe: Do të publikohen emrat e personave që refuzojnë izolimin

Sot ose më së voni deri nesër, publikisht do të shpallen emrat e personave që nuk dëshirojnë ti pranojnë vendimet për vetizolim, kurse bëhet fjalë për 450 vendime të këtilla – ka deklaruar Ministri I Shëndetësisë Venko Filipche. Ai ka thënë se rreth këtij problemi është diksutuar në Komisionin për Sëmundje Infektive.

“Bëhet fjalë për 450 vendime për të cilët presim vendim nga MPB-ja, por ato nuk janë ndarë u kthyen. Me siguri se sot ose më së voni nesër do të fillojmë të ashtuquajturën shpallje publike, për shkak se thjesht, njerëzit nuk janë të kapshëm ose japin të dhëna të gabuara në anketat. Ato janë njerëz me rrezik të madh nëse janë bartës asimptomatik të virusit dhe nëse lëvizin mes njerëzve dhe mosrespektimi I vetizolimit mund ta shpërndajë sëmundjen”, tha Filipçe.

Autoritet shëndetësore në javët e fundit thonë se probleme paraqiten me njerëzit që janë në kontakt me të infektuar dhe nuk japin kontaktet, fshehen dhe nuk dëshirojnë ti pranojnë vendimet për izolim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu