Detajisht e kontrolluam listën e pasagjerëve të cilën e morëm nga shërbimet e aeroportit. Asnjëri nga pasagjerët i cili ka qenë këtu në vendin tonë për qëndrim si shtetësi të dyfishtë, finlandeze dhe maqedonase, nuk është në listën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, përkatësisht nuk ka vendim për izolim për shkak të korona testit pozitiv. Pas kontaktit, të cilin MPJ-ja jonë e bëri me Ambasadën në Stokholm, e cila e mbulon edhe Finlandën, tani e presim listën me emrat e 24 pasagjerëve te të cilët është konstatuar prania e virusit, për shkak të asaj që në aeroplan ka pasur edhe shtetas të Kosovës të cilët në vendin tonë mund të tranzitojnë pa test dhe jo vetëm ato shtetas, por edhe kushdo qoftë tjetër.
Këtë pasdite për televizionin Kanal 5 deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ministria e Shëndetësisë sot kumtoi se shumica e 157-të pasagjerëve të cilët me aeroplan nga Shkupi të shtunën arritën në qytetin finlandez Turku, prej të cilëve 24 ishin pozitivë të Kovid-19, janë shtetas të Kosovës dhe Finlandës, ndërsa vetëm dy qytetarët të Maqedonisë.
Filipçe potencoi se ky është një motiv më shumë në mbledhjen e nesërme të Komisionit për Sëmundje Infektive të diskutojnë nëse eventualisht edhe për qytetarët e vendeve fqinje të cilët tranzitojnë duhet të kërkojnë PCR teste.
Në pyetjen se si ato persona janë ngjitur në aeroplan, cilat janë procedurat dhe sa respektohen tha se nëse dikush ka vendim për izolim, ndërsa në këtë rast nuk kanë pasur atëherë përgjegjës është MPB të zbatohet ai kontroll.
“Megjithatë ky nuk është skenar i dukshëm. Nuk kemi ende mjaft të dhëna, së pari a janë shtetasit tonë dhe finlandez qytetarë me shtetësi të dyfishtë ose bëhet fjalë për shtetas të Kosovës. Kur t’i kemi këto informata shpresoj se gjatë ditës mundemi ta kemi edhe pasqyrën e tërësishme për atë çka ka ndodhur”, theksoi Filipçe.
Në lidhje me atë se cila është procedura për personat të cilët tranzitojnë nëpër shtet theksoi se secili mund të tranzitojë ka numër të caktuar të orëve për hyrje dhe dalje nga vendi dhe për atë tani për tani nuk nevojitet PCR test. Në mbledhjen e nesërme, potencon, do ta diskutojmë këtë çështje.
Në pyetjen nëse ka procedurë për fluturime, si mund të ulen pasagjerët në fluturim dhe nëse ai guxon të fluturojë me kapacitet të plotë, përkatësisht i mbushur me pasagjerë ose duhet të respektohet distanca e caktuar, tha se kjo është politikë e aviokompanive, Filipçe tha se kanë mbajtur protokolle për transportuesit tanë lokal, autobusë, trena etj., megjithatë se si është orari, sa është i mbushur kapaciteti është politikë e vetë aviokompanive.










