Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën me gazetarët tha se gjendja e gruas nga Dibra e cila është prekur është përkeqësuar.
”Momentalisht po testohen 7 persona, 6 prej të cilëve janë nga Dibra, me këta të fundit që ishin në kontakt me të infektuarit. Një person i huaj nga Manastiri ka kërkuar të testohet. Para fillimit të presit edhe dy persona të tjera kanë informuar se kanë udhëtuar në Spanjë dhe kanë rritje të temperaturës. Pacientja e cila e para rezultoi pozitive në vi rusin, të hënën lëshohet nga spitali” tha Filipce.
Ministri i Shëndetësisë tha se për momentin shtatë persona janë duke u testuar, gjashtë prej të cilëve janë nga Dibra dhe një shtetas i huaj. Nga këta, katër persona kanë pasur kontakt të drejtëpërdrejtë me të prekurit paraprak.
Ai shtoi se pak para se të fillon konferenca, janë paraqitur edhe dy raste të reja të cilat po testohen për korona virus. Njoftoi se dy personat e fundit të cilat po testohen së fundmi kanë qenë në Spanjë.










