Filipçe me apel deri te BFI-ja dhe KOM-i: Tubimet fetare janë rrezik i madh për transmetimin e virusit

Deri më tani, nuk ka masa ose rekomandime të veçanta nga epidemiologët për Strugën për shkak të rrezikut të tubimit masiv fetar të djeshëm dhe do të vlejnë masat që janë tani në fuqi. Por ngjarje të tilla mund të ndikojnë seriozisht, sepse edhe transmetimi më i vogël mund të zgjerohet më tej përmes një grupi me kontakte parësore ose dytësore, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në atë drejtim ishte edhe biseda me dy udhëheqësit fetarë të BFI-së dhe KOM-AO: të cilën e ka pasur sot dhe të cilëve u bëri thirrje që të përmbahen në masat aktuale, gjegjësisht të mos ketë organizime të grupeve më të mëdha.

Lidhur me faktin që BFI-ja informoi se xhamitë do të hapen më 12 maj, Filipce theksoi se ndalimi i grupimit të më shumë se dy personave është ende në fuqi.

Në pjesën hyrëse të konferencës për shtyp, ai e dënoi tubimin e djeshëm fetar në Strugë, për të cilën tha se është një veprim mosrespektimi ndaj punonjësve shëndetësorë dhe të gjithë të tjerëve, të cilët, siç tha ai, “dy muaj e gjysmë kanë punuar shumë për të dalë nga kriza si dhe mosrespektimi i shumicës së qytetarëve të cilët u përmbahen masave”.

Ai pret një hetim të plotë nga institucionet për tubimin në Strugë dhe kërkon që autorët të sanksionohen dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat në mënyrë që të mos ketë raste të tilla.

“Pikërisht me masat, ndaj të cilave u janë përmbajtur shumica e qytetarëve, epidemia në vend u stabilizua. Çdo tubim i papërgjegjshëm do të na rikthejë në fillim të epidemisë dhe krizës. Rreziku i transmetimit të virusit në raste të tilla është jashtëzakonisht i lartë”, – theksoi ministri Filipçe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu