Filipçe: Mjekët duhet të informohen saktë

Pacientët duhet t’u japin informata të sakta mjekëve. Atyre, të cilët nuk tregojnë informata të tilla, punonjësit shëndetësorë u qasen me vëmendje, duke dyshuar se ndoshta do të ketë rast të dhënies së informatave të pasakta. Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës për shtyp në Qeveri.

Nëse kthehemi prapa në fillim të epidemisë, tha ministri, një numër i madh i njerëzve të cilët i kemi diagnostikuar, duke përfshirë edhe rastin e parë, ishte për shkak të mosbashkëpunimit dhe mosdhënies së të dhënave të sakta.

“Pacientja, e cila hyri nga Italia nuk ka përmendur në kufi se është e sëmurë dhe ka hyrë drejtpërdrejtë në spital. Udhëtarët pastaj që vinin nga Italia, po ashtu. Tani ballafaqohemi me problemin e njejtë. Ne apelojmë dhe punonjësit shëndetësorë në mënyrë intensive bisedojnë, bëjnë kontrolle të hollësishme, para se gjithash në marrjen e të dhënave, duke tentuar që ta mbrojnë veten, e po ashtu edhe institucionin. Do të insistoj që kjo gjë të funksionojë”, shtoi Filipçe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu