Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se po ulet numri i personave të infektuar me koronavirus, por ka rekomanduar që qytetarët të respektojnë masat.
Ministri paralajmëroi edhe testimin e personave a-simptomatik bartës të virusit, siç janë të punësuarit në çerdhe, në transportin publik, punëtorët shëndetësore deh të tjerë.
Filipçe për Kanal5 tha se nesër do të bisedohet nëse do të ketë vazhdim të orës policore dhe se a janë krijuar kushte për mbajtjen e zgjedhjeve.










