Filipçe paralajmëron: Po mendojmë edhe për karantinë të plotë

Në rast se respektohen masat do ta tejkalojmë karantinën, megjithatë të gjithë duhet t’u përmbahemi masave, tha sot në pres konferencë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai nuk e përjashton mundësinë për karantinë të plotë ose të pjesërishëm nëpër komuna ose qytete në rast se nuk respektohen masat.

“Sinqerisht besoj kjo pako e masave restriktive do të jep rezultat. Hapi i radhës është karantinë e plotë, ose mbyllje e tërësishme. Ne tashë jemi larg nga ky skenar, mirëpo ky pritet të jetë hapi i radhës. Ka mundësi të intervenohet në transportin public ose me shkurtim të orarit të punës në disa kompani ose shërbime hotelerike, mirëpo ata janë vetëm opsione”, deklaroi Filipçe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu