Filipçe: Pas lehtlsimit të masave restriktive në të gjitha vendet e rajonit ka raste të reja me Kovid-19 (VIDEO)

Pas lehtësimit të masave restriktive, praktikisht në të gjitha vendet e rajonit po regjistrohen raste të reja me koronavirus – 57 në Shqipëri nga 362 testime, rreth 50 në Kosovë. Ministrat e Shëndetësisë, të Sllovenisë dhe Malit të Zi, të cilat para një kohe shpallën fundin e epidemisë, paralajmëruan qasje adekuate dhe testime të rasteve të reja. Në Serbi, në 24 orët e fundit ka rreth 60 raste të reja.

Këtë sot në konferencë për shtyp e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se ka biseduar në telefon me ministrat e shëndetësisë të Shqipërisë dhe në Bullgarisë, të cilët i treguan se po paraqiten raste të reja.

“Biseduam për mënyrën në të cilën reaguam ne, me qëllim që të ndajmë përvoja si dhe mundësisht në bazë të atyre të dhënave që ne i kemi ndërkaq ata tani praktikisht po i analizojnë, duke pasur parasysh rastet e reja, mundësisht çfarë masash do të mund të ndërmerren”, potencoi FIlipçe.

103 raste të reja janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në vend. Janë bërë 841 testime, ndërsa nga 103 rastet e regjistruara me Kovid-19 në Shkup janë 46, Kumanovë-6, Shtip-6, Prilep-2, Tetovë-17, Strugë-9, Veles-3, Manastir-1, Ohër-3, Kavadar-1, Gostivar-1, Strumicë-1, Sveti Nikole-1, Resnjë-6. Instituti për shëndet publik regjistroi 13 pacientë të shëruar: Shkup-10, Prilep-2 dhe Tetovë-1. Kanë ndërruar jetë pesë pacientë, tre nga Shkupi, një nga Kumanova dhe një nga Tetova.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu