Filipçe: Prej 235 punonjësve shëndetësor të infektuar, 184 janë rikuperuar

Më shumë se 50 punonjës shëndetësor prej të cilëve 70 ishin të infektuar në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës tashmë janë kthyer në punë, të gjithë janë testuar dhe kanë dy teste negative në pajtim me kriterin. Të gjitha repartet në spital funksionojnë normalisht, theksoi në konferencën e sotme për media ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Nga 235 punonjësit shëndetësor të infektuar që janë diagnostikuar nga fillimi i epidemisë, theksoi, 184 janë rikuperuar dhe një numër i madh prej tyre janë kthyer në vendet e tyre të punës, gjë që ka mundësuar të kthehen tërësisht në funksion repartet e Klinikës për Fëmijë, Instituti për Rehabilitim dhe Spitali në Kumanovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu