Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në faqen e tij zyrtare në Facebook ka lajmëruar numrin e pacientëve të prekur nga kronavirus në vend.
Numri i të prekurve sa vjen e rritet, deri sot në ora 10:00 janë konstatuar 19 raste të reja, ku shifra totale shkon në 67 të infektuar, shkruan InfoShqip.com
Sipas ministrit ditën e djeshme janë testuar 71 persona, prej të cilëve 2 janë pozitiv, një nga Shkupi që ka pasur kontakt me persona të diagnostifikuar më herët dhe një nga Ohri, pacient që ka udhëtuar nga Breshia e Italisë ku ka pasur kontakt me persona të infektuar.
Gjithashtu, nga të testuarit në klinikën ‘Zhan Mitrev’, pozitiv kanë rezultuar 17 pacientë, detajet e të cilëve do bëhen të ditura gjatë ditës./InfoShqip.com











