Filipçe thotë se nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve: Mickoski po kërkon alibi për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve të inicuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, ku pritet të diskutohet heqjen e qeverisë teknike dhe për konsensus mbi ligjet për agjendën reformuese, përcjell TV21. Filipçe thotë se Mickoski po kërkon alibi për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Nuk mbajmë takim për qeverinë teknike! Mickoski është zënë ngushtë, i ngutet dhe kërkon alibi shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo që ndodh është skenar i menduar që vjet, të cilin unë dhe LSDM e zbuluam dhe e flasim hapur tani e dy muaj. Zgjedhje të parakohshme dhe pranim të emigrantëve për para. Nuk ka para në buxhet, pushteti nxiton për të marr emigrantë, për të marrë kredi 6 miliard euro dhe nga 20 mijë funte për çdo emigrant të pranuar”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së, duke shtuar se “qeveria teknike duhet të mbetet”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu