Filipçe: Vala e dytë e koronavirusit erdhi më shpejt nga sa pritej

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se numri i pacientëve të infektuar me koronavirus pritet të rritet edhe më shumë në ditët në vijim, dhe kjo është arsyeja pse po bëhet riorganizimi i kapaciteteve në spitale.

“Numri i pacientëve të shëruar pritet të jetë më i vogël se numri i pacientëve të pranuar. Vala e dytë erdhi më herët nga sa prisnim”, tha Filipçe.

Ministri tha se Shkupi për momentin është vatër e nxehtë e të infektuarve me coronavirus.

Sipas tij, të gjitha qytetet e tjera janë të qëndrueshme dhe ka raste sporadike. Për punonjësit shëndetësorë tha se ata ishin në rrezik me muaj, duke punuar ndërrime të gjata për të shpëtuar jetë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat që të ndihmojnë që sa më shpejt që të dalim nga kjo gjendje.

Respektoni masat, ndihmoni punonjësit e shëndetit të marrin frymë”, tha ministri.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni sot informoi se në 24 orët e fundit janë bërë 1391 teste për coronavirus, ndërsa 193 raste kanë rezultuar pozitiv, prej të cilëve 140 janë nga Shkupi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu