Ndërmjetësi i KB-së në bisedimet për çështjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic caktoi takim me përfaqësuesit e dy vendeve në Bruksel më 11 dhe 12 dhjetor.
“Takimi është pjesë e angazhimeve të KB-së që t’u ndihmohet të dyja palëve të gjejnë zgjidhje të përbashkët e të pranueshme për çështjen e emrit”, thuhet në kumtesën e zyrës së Nimicit.
Fillimisht bisedimet u planifikuan për javën e ardhshme, por u anuluan dhe u ricaktuan për në dhjetor.
Raundi i ri i bisedimeve vjen në periudhën e klimës së përmirësuar politike midis Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe pritjeve optimiste nga Shkupi, Athina dhe Uashingtoni për t’i dhënë fund kontestit shumëvjeçar./InfoShqip.com










