Moskë – Shtetet e Bashkuara, që një herë u përpoqën të mbyllin OKB-në, kanë kaluar në konceptin e pushtimit të shumicës në strukturave të saj, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.
“Gjatë dekadës së fundit, ose edhe më gjatë, ne pamë qasje të ndryshme të administratës amerikane – jo vetëm gjatë zotit Obama, por më parë – ndaj OKB-së. Ishin shumë të qarta përpjekjet e para të administratës Obama që OKB thjesht të mbyllet si e panevojshme”, tha Zakharov në programin “Rusia 24”, raporton Sputnjik.
Sipas saj, kjo është reflektuar edhe përmes “deklaratave të drejtpërdrejta të një vargu politikanësh” nga establishmenti amerikan, si dhe përmes rrjedhjeve të ndryshme të skandaleve të korrupsionit, por pastaj ata e kuptuan se pa një mbrojtës të tillë ndërkombëtarë si OKB-ja, nuk mund të ketë drejtësi ndërkombëtare.
Siç u tha nga përfaqësuesi e MPJ të Rusisë, pas kësaj filloi koncepti tjetër – jo vetëm shkatërrimi i organizatës dhe dalja nga organizata si e tillë, por pushtimi i shumicës së organeve të OKB-së.
Sipas mendimit të Zakharova, ky modeli amerikan i sjelljes amerikane është në kundërshtim me idenë e OKB-së, sepse “kjo është organizata që garanton një balancë të interesave në botë, dhe jo një instrument për të promovuar interesat e një vendi”/express