Fillon takimi i liderëve politik shqiptar

Ka nisur takimi mes kryetarëve të partive politike nënshkruese të deklaratës shqiptare i thirur nga Kryetari i Rilindjes Dekomratike Kombëtare, Vesel Memedi.

Sipas Memedit, takimi është  në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të Partive Politike Shqiptare, të miratuar më 7 janar të këtij viti dhe obligimet e ndërsjella për të thirrur takimet e rregullta të Tryezës së Partive politike parlamentare shqiptare.

Në takim po marrin pjesë Kryetari i BDI-ë Ali AHmeti, i RDK-së Vesel Memedi, Gëzim Ostreni nga Uniteti, Luan Tresi nga PDSH dhe Syrija Rushiti nga LR-PDSH. Lëvizja Besa ka refuzuar pjesëmarrje në këtë takim./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu