Fillon testimi i aeroplanit luftarak pa pilot i Turqisë, Selçuk Bayraktar promovon “kryeveprën” e re

Selçuk Bayraktar, pronar i kompanisë turke për prodhimin e dronëve Bayraktar, ka promovuar prodhimin e ri të kësaj kompanie – aeroplanin e parë turk pa ekuipazh të quajtur Kizilelma, që ka bërë lëvizjen e parë nëpër pistë, e së shpejti pritet testimi i tij edhe në ajër.

Me këtë siç raportojnë mediat turke ka filluar testimi në tokë, e po bëhet gati edhe testimi i fluturimit të parë që do të duhej të mbahej më 2023.

Megjithatë, Selçuk Bayraktar ka qëllim ambicioz, që testimin në tokë ta vazhdojë dhe realizohet me sukses deri në fund të nëntorit apo në javët e para të dhjetorit.

Siç bëhet e ditur, Bayraktar Kizilelma do të jetë platforma që do të revolucionarizojë fushëbetejën me aftësitë e fluturimit, në veçanti për anijet me pista të shkurtra nga të cilat kjo fluturake mund të ngritet në ajër.

Bayraktar Kizilelma, që është zhvilluar dhe ka mundësi ngritje dhe zbritje në anijet me pista të shkurtra siç është anija TCG Anadolu, që Turqia e prodhoi dhe aktualisht po kryen testet, falë kësaj do të luaj rol të rëndësishëm në misione jashtë vendit dhe do të marrë rolin e mbrojtjes së vendit.

Për dallim nga dronët, Bayraktar Kizilelma do të mund të kryej sulmet ajrore me aeroplanët e tjerë luftarakë që kanë ekuipazh dhe të kryej të gjitha manovrat sikur të jetë një aeroplan i vërtetë luftarak me ekuipazh – por që do ta ndryshojë rrjedhën e luftë në fushëbetejë.

Gjithashtu është bërë e ditur se aeroplani luftarak pa pilot, që po zhvillohet nga inxhinierët dhe teknikët me përvojë që prodhuan Bayraktar TB2 dhe Bayraktar AKINCI, do të sigurojë efikasitet kundër caqeve në ajër – duke i goditur me raketat ajër-ajër.

Bayraktar Kizilelma do të publikojë të dhënat më sfiduese falë radarit të avancuar dhe ka për qëllim të mos jetë më i rëndë se gjashtë tonelata.

Ky aeroplani luftarak pa pilot do të mund të transportojë deri në 1.500 kilogramë municion, dhe gjithashtu do të ketë të instaluar radarin AESA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu