Filozofi i famshëm gjerman refuzon çmimin emiratas me vlerë 225,000 euro

Filozofi gjerman Jurgen Habermas ka refuzuar të marrë Çmimin Letrar të Emirateve të Bashkuara Arabe me pretendimin e shqetësimeve për të drejtat e njeriut në vendet e Gjirit.

Fillimisht, Habermas pranoi Çmimin Letrar Sheikh Zayed, një nga çmimet më prestigjioze dhe me fondin më të mirë në botën arabe, por pas reagimeve të mediave gjermane, ai e ndryshoi atë vendim dje.

“Kam njoftuar se do të pranoja çmimin e këtij viti Sheikh Zayed. Por ishte një vendim i gabuar që po e korrigjoj. Unë nuk isha mjaft i vetëdijshëm për lidhjen shumë të ngushtë midis institucionit që jep këtë çmim në Abu Dhabi dhe sistemit ekzistues politik atje”, tha Habermas në një deklaratë.

Habermas ishte fituesi i çmimit Personi Kulturor i Vitit, me vlerë 225,000 euro që ai duhej të merrte në 23 maj.

Pas vendimit të tij për të refuzuar, Emiratet e Bashkuara Arabe reaguan me një deklaratë ku shprehën keqardhje, por gjithashtu thanë se respektojnë pozicionin e filozofit gjerman.

“Çmimi mishëron vlerat e tolerancës, njohurive dhe krijimtarisë ndërsa ndërton ura midis kulturave dhe do të vazhdojë të përmbushë këtë mision,” tha deklarata nga Abu Dhabi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu