Qeveritë perëndimore janë të alarmuara nga thellimi i lidhjeve ekonomike midis Turqisë dhe Rusisë, duke paralajmëruar për një rrezik në rritje që Turqia të goditet me një sërë dënimesh nëse ndihmon Rusinë të anashkalojë sanksionet aktuale, raportoi Financial Times, transmeton InfoShqip.
Të premten, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Tajip Erdogan ranë dakord për të rritur bashkëpunimin në transport, bujqësi, financa dhe industrinë e ndërtimit.
Gjashtë zyrtarë perëndimorë i thanë FT se ishin të shqetësuar për marrëveshjen./InfoShqip.com










