Financieri zvicerian pagoi shqiptarin për t’i vrarë gruan

Nje biznesmen i pasur zvicerian ka paguar një shqiptar të kosovës që t’i vriste gruan.

Por ai është dënuar me vetëm 14 vitte burg i cili është konsideruar dënim i butë.

Kështu mendon Gjykata Federale e Zvicrës me seli në Lozanë e cila ka vendosur që lëndën ta kthejë për rigjykim në Gjykatën e Gjenevës.

Kështu, sipas gjykatësve nga Lozana faji i bashkëshortit peshon rëndë. Ai ndërkohë që gruas së tij i bënte dhurata, po planifikonte vrasjen e saj, transmeton albinfo.ch.

Veç kësaj, edhe vetë plani për vrasje kishte qenë shumë i ulët, duke qenë se sipas porosisë së tij, vravrasja do të inskenohej si një sulm për plaçkitje.

Gjykata Federale ka miratuar akuzën e bërë nga Prokuroria e Gjenevës (që gjykata e Gjenevës e kishte shpërfillur) edhe sa i përket kosovarit. Edhe ai është dënuar me 14 vjet heqje lirie gjë që, sipas Lozanës është një dënim shumë i butë.

Gjykata e Gjenevës është dashur të shqiptonte një dënim shumë më të ashpër për personin i cili kishte vendosur të vriste një grua në mënyrë gjakftohtë dhe kundrejt një pagese, thotë gjykata më e lartë e vendit. Kosovari kishte provuar disa herë brenda disa muajve të bënte sulmin e porositur.

Ndërsa edhe dënimet me 9 gjegjësisht 7 vjet burg për dy pjesëmarrës të tjerë në sulm, janë sipas Lozanës, tepër të buta.
Kosovari e kishte sulmuar në shkurt të vitit 2012 bashkëshorten e financierit në Gjenevë me thikë nga mbrapa. Por ajo, e plagosur rëndë kishte shpëtuar nga më e keqja. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu