“Fingerprinteri” krijon radhë në qendrat e votimit të Tetovës

Raportohet se në qytetin e Tetovës aparati i identifikimit biometrik ka krijuar radhë të gjata në komunën e Tetovës për shkak të mosfunksionimit të rregullt të tij.

Prandaj, qytetarëve iu duhet të presin në radhë deri në “rifreskimin” e tij duke vijuar më pas punën.

Përveç këtyre problemeve me aparatet biometrike, ecuria në komunën e Tetovës ka qenë e qetë gjatë gjithë ditës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu