Pas një gare të ngushtë dhe emocioneve që zgjatën deri në orët e vona, qytetarët e Dibrës i besuan drejtimin e komunës kandidatit të koalicionit VLEN, Fisnik Mela.
Me 4,362 vota, që përbëjnë 52.46% të rezultatit përfundimtar, Mela siguroi fitoren ndaj kandidatit të pavarur Ramadan Imeri, i cili mori 3,674 vota. Fitorja e tij u prit me entuziazëm nga mbështetësit e VLEN-it, të cilët e quajtën këtë rezultat një “fitore të ndryshimit” për Dibrën.
“Falënderoj qytetarët për besueshmërinë që na e dhanë dhe sonte është një hap i parë për zhvillimin dhe rikthimin e optimizmit”, tha Mela.
				
                    









