Finlanda aplikon masa të reja kundër Covid-19, shkak udhëtarët nga Maqedonia e Veriut

Finlanda ka vendosur masa të reja me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19. Ky shtet do të kërkojë testin negativ për koronavirus dhe do të karantinojë udhëtarët nga shtete me rrezik të lartë për koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti të hënën.

Njoftimi vjen pak pasi 24 nga 157 pasagjerë që kishin udhëtuar nga Maqedonia e Veriut drejt Finlandës rezultuan pozitivë pas testimit. Deri tash në Finlandë janë regjistruar 7601 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 333 persona kanë vdekur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu