Firmos ose largohu në verë, te Barcelona duan të zgjidhin çështjen “Dembele”

Barcelona ka një çështje shumë të rëndësishme për të zgjidhur, rinovimin me Ousmanne Dembele. Francezi pas shumë dëmtimesh, tashmë është rikthyer në formën e duhur fizike dhe teknike dhe është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm në ofensivën e Barcelonës.

Kontrata e tij me katalanasit përfundon në verën e vitit 2022 dhe drejtuesit janë bindur për të rinovuar me francezin, i cili është kthyer në titullar fiks me Koeman dhe ka arritur të bëjë shumë mirë edhe rolin e numrit 9, pavarësisht se është anësor.

Edhe vetë sulmuesi është i lumtur në “Camp Nou” dhe dëshiron të qëndrojë, por te Barcelona nuk janë të gatshëm të plotësojnë dëshirat financiare të tij. Megjithatë, nga ajo që bëhet me dije është se katalanasit duan të rinovojnë me të deri në vitin 2025.

Dembele duhet të vendosë para verës për të ardhmen e tij sepse nëse ai nuk rinovon klubi do e nxjerrë në shitje në verë, me shumë klube, që duke parë cilësitë e tij, interesohen për shërbimet e kampionit të botës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu