Fjalët e para të Nehat Thaqit pas kthimit në Kosovë (VIDEO)

Pasi ka arritur në Kosovë, nënkoloneli Nehat Thaqi ka thënë se ndihet krenar për punën që kanë bërë institucuionet e Kosovës për lirimin e tij, shkruan Gazeta Express.
“Po i ndaj me ju dy komente. Jam ndjerë krenar në burgjet e Serbisë kur në lajme kam dëgjuar se institucionet e Kosovës po angazhohen për qytetarët e tyre. Që nga nesër unë do të mundohem t’ia kthej borxhin këtij vendi”, tha Thaqi.

Thaqi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin e Dheut të Bardhë. Dy ditë më vonë ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. E njëjta masë ndaj tij i ishte vazhduar të premten që lamë pas nga Gjykata Speciale në Beograd, shkruan Gazeta Express.

Sot autoritetet serbe, kanë marrë vendim për lirimin e tij.

Mediat serbe kanë shpjeguar edhe arsyet për lirimin e Thaqit. Sipas tyre, Thaqi i cili akuzohet për përndjekjen e një familjeje serbe nga Lipjani, nuk është akuzuar nga dëshmitarët, prandaj edhe kanë pushuar hetimet./GazetaExpress/


Fjalët e para të Nehat Thaqit pas kthimit në… by GazetaExpress


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu