Fjalimi më i gjatë i Putinit për Vitin e Ri: C’tha ai?

Presidenti rus Vladimir Putin tha të shtunën se vendi i tij nuk do t’i përkulet kurrë përpjekjeve perëndimore për të përdorur Ukrainën si një mjet për të shkatërruar Rusinë.

Në një video-mesazh për Vitin e Ri të transmetuar në televizionin shtetëror rus, Putin tha se Rusia po lufton në Ukrainë për të mbrojtur “atdheun” e saj dhe për të siguruar “pavarësinë e vërtetë” për popullin e saj.

Në një mesazh nëntë minutësh – fjalimi më i gjatë i Vitit të Ri të sundimit të tij dy dekadash – Putin akuzoi Perëndimin se gënjeu Rusinë dhe se provokoi Moskën për të nisur atë që ai e quajti një “operacion ushtarak special” në Ukrainë.

“Për vite me radhë, elitat perëndimore na kanë siguruar në mënyrë hipokrite për qëllimet e tyre paqësore,” tha ai në një fjalim të regjistruar para personelit ushtarak rus në selinë e Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë.

“Në fakt, në çdo mënyrë të mundshme ata inkurajuan neo-nazistët që kryen terrorizëm të hapur kundër civilëve në Donbas”, tha Putin në një fjalim jashtëzakonisht luftarak të Vitit të Ri, zakonisht kushtuar urimeve të mira për vitin e ardhshëm.

Gjatë ditës, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu premtoi se fitorja në Ukrainë ishte “e pashmangshme” pasi vlerësoi heroizmin e ushtarëve rusë që luftonin në vijën e frontit dhe të atyre që vdiqën gjatë luftës 10-mujore.

“Perëndimi gënjeu për paqen. Ai po përgatitej për agresion dhe tani po përdor në mënyrë cinike Ukrainën dhe popullin e saj për të dobësuar dhe përçarë Rusinë,” tha udhëheqësi rus në fjalimin e tij të Vitit të Ri.

“Ne kurrë nuk e kemi lejuar këtë dhe nuk do të lejojmë askënd që ta bëjë këtë me ne,” cituan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve të thoshte Putin në video, e cila u transmetua në mesnatë në lindjen e largët të Rusisë.

Kievi dhe Perëndimi hedhin poshtë pretendimet e Moskës se konfliktin e filloi ata dhe thonë se Putini nisi një luftë të pabazë agresioni në një përpjekje për të kapur territor dhe për të rrëzuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, raporton Reuters.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu