Disa qytetarë dënojnë aktin e kyeparlamentarit të Kuvendit, Talat Xhaferit, për ekspozimin e pastaj tërheqjen e flamurit kombëtar nga zyra e tij.
Çfarë ka vendosur Talati është shumë një gabim i madh sepse kur flamuri vendoset edhe nuk duhet të tërhiqet, kështu thotë një banorë nga Shkup për Lajm TV.
“Po tregohen shumë patriotë me fjalë e me punë janë askundi, politika është thikë me dy teha dhe mendoj se vendosja e flamurit është bërë vetëm për poena politike, por tashmë populli i din i ka kuptuar ata gjëra, dhe nuk do të bien pre e atyre”, theksoi banori.
Jemi një komb, flamuri shqiptar duhet të valoj dhe gjuha shqipe duhet të përdoret, thotë një banor tjetër për Lajm TV.
“Përveç flamurit duhet që edhe dy gjuhësia të rregullohet, të flitet shqip gjithandej edhe nëpër kufij, nuk duhet të flitet vetëm Maqedonisht edhe Anglisht, por duhet të rregullohet edhe çështja e gjuhës Shqipe”, veçoi banori.
Ai mendon se deputetët shqiptar në Kuvend duhet të flasin në gjuhën shqipe pa marrë parasysh se a i kuptojnë të tjerët apo nuk i kuptojnë.
“Flamuri duhet të valoj edhe në Kuvend edhe në kufi edhe gjithandej, por partitë politike flamurin janë duke e përdorur vetëm për poena politike dhe e shfrytëzojnë si mjet për të arritur deri tek foteljet e pushtetit dhe kur e finalizojnë dëshirën e tyre e harrojnë flamurin dhe gjuhën, po harrojnë edhe popullin”, përfundoi banori.
Për më tepër ju sugjerojmë ta ndëgjoni VIDEON të përgatitur nga Lajm TV.