Flet gazetari shqiptar: Kush ka dorë në arratisjen e Gruevskit nëpërmjet Shqipërisë?

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski u arratis pak para arrestimit dhe kaloi nëpëmjet Shqipërisë. Gazetari investigativ Artan Hoxha, i pyetur sesi mundi të arratisej ish0Kryeministri u shpreh se ai u ndihmua nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i cili njihet për raportet e mira me të.

Më tej, Hoxha shtoi: “Dyshimi është që Gruevski ka hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar. Gruevski kontrollon gjithçka, prandaj dhe sot është bërë arrestimi i ish-kreut të SHISH-it në Maqedoni”.

Ish-kryeministri i Maqedonisë ndodhet në Hungari, ku ka kërkuar azil politik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu