Flet ministri serb që iu ndalua hyrja në Kosovë: Keni bërë gabim të rëndë!

Pasi Policia e Kosovës nuk e lejoi të futet në Kosovë, ministri i Kulturës dhe Informacionit të Serbisë, Vlladan Vukosavljeviq është prononcuar për mediat serbe.

Në deklaratën e tij, ai ka thënë se fakti që ai nuk u lejua të hyjë në Kosovë për një vizitë gjatë ditës së sotme dhe të nesërme në disa manastire dhe tempuj në Kosovë, është një gabim i rëndë dhe një lëshim i madh që nuk kontribuon në gjendjen e përgjithshme.

Ndryshe, Tanjug ka raportuar se rreth orës 11:30, Policia e Kosovës ka penguar Vukosavljeviq të futet në Kosovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu