Flet në gjykatë maqedonasi dëshmitar i 27 prillit: Njëzet persona e sulmuan Selën dhe bërtitnin “Ubij go shiptarot”! (VIDEO)

Sot gjykata ka marrë në pyetje një dëshmitar të ngjarjeve të 27 prillit. Ai ëhstë kushëri i njërit prej të dyshuarve dhe ka bërë incizime të sulmit, shkruan Sdk.mk. ai ka thënë se Sela është goditur në kokë me një stativ të flamurit, transmeton Gazeta Lajm.

“Pashë 20 persona të cilët e sulmuan Zijadin Selën dhe filluan ta godasin në kokë, këmbë dhe stomak. Bërtitnin ‘Vrite shqiptarin! Vrite qenin!’. (Ubij go shiptarot, ubij go kuçeto). Por u dëgjuan edhe thirrje: ‘ Lene se mori fund”.

Ai njëherë e ka ndryshuar deklaratën, por prokurori e ka kujtuar se çka ka thënë më herët, gjë që dëshmitari e ka pranuar se ka gabuar. Dëshmitari i sotëm ishte kushëri i Sasho Senkovit, njërit prej sulmuesve të Selës. Ai poashtu ka thënë se gjatë tërë kohës e ka incizuar “trupin e Selës të shtrirë në gjak në tokë, me kokë dhe stomak të kthyer ka dyshemeja”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu