Florian Binaj: Shqiptarët do protestojnë vetëm kur të mos kenë më bukë te pjata

Aktori i humorit Florian Binaj ka zbuluar prapaskenat e proterstave dhe tentativat që sipas tij përdoren për të penguar njerëzit që të dalin në shesh.

Në emisionin “Quo Vadis”, ai tha se ka pasur ndërhyrje, ku i kanë kërkuar që të tërhiqet nga protesta, por që nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

Dita kur gjithë shqiptarët do të dalin në protestë sipas aktorit do të jetë kur në tavolinat e tyre mos kenë më as bukë për të ngrënë, teksa heq një paralele edhe me situatën në vitin 1990.

“Deri në pikën që do iu arrijë thika deri në palcë njerëzve, kur të mos kenë më bukë te pjata në shtëpi, atëherë do dalin të protestojnë. Fakti që në vitet 1990 dolën edhe protestuan të gjithë ishte fakti se nuk kishte asnjë gjë më. Ndërsa sot, njerëzit mendojnë a kemi bukë për të ngrënë, po, rri në shtëpi mos u përzje le të dalin ata atje ose emigro.

Ka humbur sensi i të rrezikuarit që mund të të kërcënojnë njeriun e afërt apo të të heqin nga puna.

Edhe unë pata sinjale dhe e vërtetoj menjëherë protesta. Ajo që më kërkuan ishte që të tërhiqesha, por unë nuk u tërhoqa. U tërhoqën ata. Ka shumë gjëra që u vihet kapaku, nuk zgjidhen gjërat e shkojnë pastaj akoma më thellë”, tha Binaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu