Fluturime të ulëta të helikopterëve mbi Shkup janë vërejtur sot rreth orës 16 e 20 minuta, shkruan Gazeta Lajm. Fluturimi i tyre ka qenë i ulët si rrallë herë më parë dhe është mjaft i dyshimtë në këtë ditë votimi, që ka ngjallur dyshime se po bëhet tentim për frikësim të votuesve.










